Banka Popullore do të zëvendësojë bankënotat e dëmtuara

Banka Popullore publikoi Shpallje për Prokurim Publik, ku kërkon një kompani, që do të shtypë denarë të rinj në vlerë prej 693 milion euro. Kompania ose kompanitë, që do të marrin biznesin e shtypjes do të marrin 2.4 milion euro. Detyrimi i ndërmarrjes, që do ti shtypë paratë e reja do të jetë të përpunojë 20 milion kartëmonedha në vlerë të 100 denarëve, 20 milion denarë në kartëmonedha të 1000 denarëve, dhe 10 milion kartëmonedha me 2000 denarë. Nga Banka Popullore për Alsat thonë se bëhet fjalë për rinovimin e disa prej kartëmonedhave, që janë në qarkullim dhe janë dëmtuar. Nga Banka Qendrore thonë se shteti nuk ka mungesë parash dhe nuk na kërcënohet inflacioni.

“Kartëmonedhat nga këto lëshime në qarkullim do të përdoren për zëvendësimin e rregullt të kartëmonedhave, nga lëshimet ekzistuese në qarkullim, të cilat kanë humbur karakteristikat e përshtatshmërisë për qarkullim. Por, kjo nuk do të thotë që shuma totale e kartëmonedhave të një vlere që do të shtypen, në të njëjtën kohë lëshohen në qarkullim. Lëshimi në qarkullim bëhet gradualisht, në periudhë më të gjatë kohore, në varësi të nevojës së zëvendësimit të kartëmonedhave, që kanë humbur karakteristikat e tyre të përshtatshme për qarkullim. Prandaj, nuk ka të bëjë me rritjen e sasisë së parave në qarkullim, dhe të rrezikut nga inflacioni” -njoftojnë nga BPRM.

Për më tepër, nga Banka Qendrore theksojnë se në paratë e shtypura rishtas nuk do ta përdorin emrin e ri të vendit, por do të kenë modelin artistik-grafik që e kanë vlerat ekzistuese. Në shpalljen e prokurimit publik thuhet se çmimi më i ulët i ofruar është kriteri kryesor për fitimin e këtij tenderi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu