Banorët e Hasanbegut: Nuk kemi mjete për riparimin e shtëpive

Banorët e Hasanbegut ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre që u dëmtuan nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti. Edhe përkundër premtimeve nga shteti se dëmet do të kompensohen, shumë familje ende nuk kanë marrë kurrfarë ndihme, njofton Alsat-M.

Jusuf Ramadani, banor i Hasanebegut i zhgënjyer dhe nuk pret që dëmet të kompensohen.

 “Për shkaka të financave kjo shtëpi nuk mund të ndërtohet, shteti nuk ka dhënë për fat të keq jemi të gënjyer si krejt populli unë vet kame qen tek ministria e financave ata na japin do numra nuk përgjigjet askush dhe presim. Edhe pse e panë vetë dëmin na xhiruan dhe po shihet se edhe vetë shteti këtë popull po e gjegjen edhe realiteti është ky popullin këtë shtete e shikon me sinqeritet por rezultat pozitiv nuk ka”, tha Jusuf Ramadani.

Një banorë tjetër, Rexhep Jahiu, me lot në sy tregon në se në çfarë situate është duke jetuar, pasi tre shtëpitë e djemve të tij janë dëmtuar gjatë vërshimeve , ndërsa e gjithë familja i është shpërndarë tek të afërmit e tyre.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve akoma nuk ka dal me asnjë shifër të saktë për numrin e shtëpive që nuk janë të banueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu