Vazhdon ironia e banorëve të Haraçinës për funksionarët shtetërorë të cilët gjatë fatkeqësisë së të shtunes ende vazhdojnë të mos t’u vijnë në ndihmë. Derisa shtëpitë mbesin të stërmbushura me ujë dhe rrugët janë të pakalueshme, por rritet mllefi i fshatarëve ndaj të zgjadhurve të tyre.
“E apeloj Ali Ahmetin, mos të luajë me popullin, edhe ato biznismenët e fortë që i kemi në parlament, krejt qeveria mos të luan me popull, se populli një ditë u ngrit, po për së dyti ngrihet me armatim. Nuk shohim polici ose ushtri, e bëjmë si në Turqi. Mos të luajnë me popull le të dalin në ndihmë se krejt në ujë janë populli”, deklaroi një banor i Haraçinës.
Këta banorë i ka lënë në harresë edhe kryetari i Haraçinës, Brahim Ajvazi, i cili si arsyetim ka faktin se banorët e Hasanbegut janë më të prekur nga këto vërshime.
“Kemi qenë në komunë, kanë thënë do të shohim, një herë kanë përparsi ata të Hasanbegut, deri sa të t’iu vie radha juve”, tha një banore.
“Kanë kërkuar po s’ka kush me ardhë, prej shqiptarëve nuk vjen asnjë”, deklaroi një banor tjetër.
Shqetësues është fakti që asgjë nuk punohet në këtë fshat, edhe pse, si vendet e tjera është i prekur nga vërshimet duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale.