Barça, e hapur për shitjen e Rakiticit te Sevilla

Barcelona është e hapur për mundësinë e shitjes së Ivan Rakiticit te Sevilla gjatë kësaj vere, raporton “Mundo Deportivo”.

32-vjeçari dëshiron ta përfundojë karrierën në “Ramon Sanchez-Pizjuan” dhe klubi katalunas është i gatshëm ta shesë për 10 milionë euro.

Rakitic ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin nga “Camp Nou”, derisa është lidhur edhe me një kalim te Paris Saint-Germaini.

Kroati ishte transferuar në Barcelonë pikërisht nga Sevilla në vitin 2014.

Gjatë këtij edicioni ai ka regjistruar 41 paraqitje, derisa ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime për Barcelonën./Zëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu