Barca i jep dy lojtarë dhe 100 milion për Neymar

Barca jep 100 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i zgjedhur në mesin e Coutinho, Rakitic, Semedo, Malcolm dhe Dembele, kjo është oferta e re e Barcelonës për PSG-në, që vështirë se mund të refuzohet.

Pas transferimit te Antoine Griezmann, Barcelona do të tentojë të bëjë të pamundurën për ta rikthyer tani në “Camp Nou” Neymarin Juniorin.

Oferta e parë zyrtare në drejtim të PSG-së ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë – por klubi francez ktheu menjëherë prapa atë spanjoll.

Tani, sipas Sky Sports.de, Barcelona ka përmirësuar ofertën për Neymarin në 100 milionë euro plus dy lojtarë.

Barcelona i ka dhënë PSG-së një listë me pesë lojtarë; Coutinho, Rakitic, Semedo, Malcolm dhe Dembele dhe Parisi vetëm duhet të zgjedhë dy prej tyre plus 100 milionë euro.

Neymar e ka të qartë, dëshiron të rikthehet patjetër në Barcelonë.

Raportohet se edhe Juventusi është duke menduar për ta marrë brazilianin, duke ofruar Dybalan, lojtarë të tjerë dhe para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu