Barça ka pasardhësin e Iniesta në shtëpi, një 18-vjeçar që vlen 100 milionë euro

Në turneun amerikan ka mbajtur fanellën me numrin 8 të Barcelona-s. Në atë turne ka lënë pa fjalë trajnerin e Milan, Gennaro Gattuso. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Riqui Puig, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet e luajtura kundër Tottenham dhe “Djallit”.

“Është një spektakël të shohësh si e prek topin një lojtar kaq i ri me fytyrën e një fëmije. Ai e ka futbollin në ADN. Është një gjë që më mrekullon dhe që ia kam zili Barcelona-s, është një stil i pamundur ta përsërisësh ose kopjosh”, ka thënë Gattuso në përfundim të miqësores së fituar nga Milan kundër katalanasve.

Ai është bërë pjesë e “La Masia” në moshën 12 vjeç dhe ka qenë protagonist sezonin e kaluar me formacionin Under 19 të Barçës, që ka fituar UEFA Youth League. Ashtu si Iniesta, ai ka hedhur poshtë dyshimet e atyre që nuk besonin tek ai për shkak të peshës 40 kilogramë me të cilën është prezantuar në galaksinë “blaugrana”.

Atje, fiziku është një problem vetëm kur nuk di t’i flasësh me ti topit, një problem ky që num ekziston për yllin e ri të “cantera”-s katalanase. Pavarësisht elozheve të shumta që ka marrë, sezonin e ardhshëm do të luajë me ekipin e dytë, sepse Barcelona nuk ka ndërmend ta djegë.

Por besimi te potenciali i tij mbetet i pandryshuar, siç tregohet edhe nga kontrata e rinovuar kohët e fundit deri në 2021-in dhe një klauzolë 100 milionë euro për prishjen e saj. Shifra të jashtëzakonshme, shifra të denja për Inietsën e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu