Barça shumë afër ta pranojë ofertën, Semedo do të transferohet te Wolves

Nelson Semedo është duke i numëruar orët si futbollist i Barcelonës. Mbrojtësi i djathtë portugez karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Wolverhampton Wanderers pritet të jetë skuadra e ardhshme e portugezit, pasi raportohet se Barcelona ka pranuar ofertën e dytë të tyre.

Klubi anglez ka ofruar 40 milionë euro, ofertë që pritet të pranohet gjatë orëve të ardhshme nga Barcelona.

Sa i përket marrëveshjes personale të lojtarit me klubin, ajo nuk pritet të jetë problem.

Semedo ka për agjent Jorge Mendesin i cili është i lidhur ngushtë me klubin anglez dhe pritet të gjejë shpejtë akordin për kushtet personale.

Kësisoj Barcelona do të arkëtojë rreth 40 milionë euro nga shitja e portugezit i cili me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman nuk kishte hapësira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu