Barcelona bëhet gati për merkaton e janarit, piketon sulmuesin e Manchester United

Në merkaton e këtij janari Barcelona pritet të dalë në treg për të forcuar repartin sulmues, në kuadër të kërkesave që trajneri Xavi Hernandez ka sa i përket kushteve të punës.

Nën ‘radarët’ e Bercelonës mësohet se është ylli i sulmit të Manchester United, Edinson Cavani.

Kjo pritet se është lëvizja e parë e katalanasve, ndërsa të gjitha afrimet e reja mendohet se do jenë me tipare sulmuesi, pasi është boshllëku i vetëm momental në ‘Camp Nou.’

Cavani pritet se do të bëjë një rishikim të mardhënieve me ‘djajtë e kuq,’ dhe me shumë mundësi do të largohet këtë janar pasi është aktivizuar vetëm një ndeshje si titullar me anglezët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu