Barcelona fiton ndeshjen e prapambetur në La Liga

Barcelona ka mundur 3-0 Elchen në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të La Liga-s dhe është kthyer te fitorja pas humbjes 4-1 në Champions kundër PSG-së dhe barazimit 1-1 në kampionat kundër Cadiz.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Camp Nou ka qenë Leo Messi, auto i dy golave. Me 13 gola, argjentinasi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në vitin 2021 në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Gjithashtu, Leo kryeson renditjen e golashënuesve të La Liga-s me 18 gola, dy më shumë se ish-shoku i skuadrës Luis Suarez.

Barça është ngjitur në vendin e tretë me 50 pikë, dy më pak se Real-i i vendit të dytë dhe 5 më pak se Atletico kryesues, që ka një ndeshje më pak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu