Barcelona konfirmon lëndimin e Lionel Messit

Lionel Messi humbi stërvitjen e Barcelonës përsëri të premten pasi shqetësimet rriten për një dëmtim të kuadricpesit (pjesa e epërme e përparme e këmbës) përpara rikthimit të La Ligës.

Mediat spanjolle raportuan të enjten në mbrëmje se 32-vjeçari do të kthehej në stërvitje të premten, por përsëri ai u detyrua të mos stërviste.

Ylli argjentinas nuk stërviti me shokët e tij të skuadrës të mërkurën (me lojtarët që u dha të enjten si ditë pushimi) dhe në vend të kësaj ka punuar në një program stërvitje individuale në ambientet e palestrës së klubit.

Ndërsa, sot (e premte) Barcelona ka konfirmuar se Messi vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë dhe është duke bërë stërvitje individuale.

“Messi ka një dëmtim të vogël të kuadricepsit në këmbën e djathtë dhe po stërvitur i vetëm, duke bërë ushtrime specifike për të shmangur rreziqet e panevojshme me vetëm tetë ditë të mbetura para se Barca të kthehet përsëri te ndeshjet”.

“Ai duhet të jetë në gjendje të ribashkohet me shokët e tij të skuadrës brenda disa ditësh”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Barcelona.

Ndryshe, Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me 19 gola (mesatarisht një gol në 99 minuta) dhe është pesë gola para Karim Benzema (14) në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Barcelona udhëheq kampionatin me dy pikë më shumë Real Madridi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu