Barcelona kualifikohet në finale të Copa del Rey (VIDEO)

Barcelona kualifikohet në finale të Copa del Rey, që do të përballet me Sevillan.

Barcelona mposhti Valencian edhe në sfidën e dytë për t’u kualifikuar në finale të Copa del Rey me rezultatin e përgjithshëm 3-0, shkruan Albeu.com.

Të dy golat për fitoren e sotme në “Mestalla”, i shënuan Philippe Coutinho 50′-të, goli i parë me fanellën e Barcelonës, si dhe mesfushori Ivan Rakitic 82′-të – të dy golat u asistuan nga sulmuesi Luis Suarez.

Barca në finale të Copa del Rey do të përballet me Sevillan, që mbrëmë eliminoi Leganesin. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu