Barcelona mposht Arsenalin dhe fiton trofeun (VIDEO)

Barcelona ka fituar me rezultatin 2-1 me Arsenalin, në një ndeshje të vlefshme për trofeun “Johan Gamper”.

Katalanasit me përmbysje kanë arritur të fitojnë, falë dy golave që shënuan në pjesën e dytë.

Aubameyang ishte ai që kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 26-të të takimit.

Në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të Mitland-Niles ka shënuar në portën e tij pas një autogoli qesharak, që ka vendosur ekuilibrat.

Fjala e fundit i takonte Suarezit, i cili në minutën e 90-të vulosi ndeshjen në favor të Barcelonës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu