Barcelona mund ta përfundojë sezonin me humbje prej 150 milionë euro

Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se ekipi i tij llogarit që Barcelona mund të ketë një humbje prej 150 milionë eurosh këtë sezon.

Kjo është arsyeja pse fushata e tij po propozon një plan veprimi për të luftuar problemet financiare të Blaugranëve.

“Tri shtyllat e planit tonë të veprimit do të jenë riorganizimi dhe ulja e borxhit, kontrolli i kostove dhe maksimizimi i të ardhurave”, ka thënë Laporta.

Ndërsa ata presin që të ardhurat e sezonit të ardhshëm të kthehen në 65 për qind të asaj që ishte para COVID-19, këshilltari ekonomik i Laportas, Jaume Giro, nuk fajëson vetëm pandeminë për betejat e klubit.

“Problemi i Barcelonës nuk është vetëm COVID-19, sepse në vitet e fundit Bayern Munich dhe Real Madridi kanë pasur rezultate më të mira neto se Barcelona”, ka thënë Giro.

Ekipi i Laportas shikon se të ardhurat maksimale të Barcelonës këtë sezon janë 650 milionë euro apo 15 për qind më ulët se vlerësimi i bordit të mëparshëm prej 791 milionësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu