Barcelona përgatit shitjen e Messit ‘për një çmim simbolik’ në verë

Barcelona është përgatitur të shesë ylli kryesor të skuadrës, Lionel Messi, për një tarifë të caktuar këtë verë.

Ka shumë pretendime se Messi mund të largohet falas nga gjiganti katalunas për shkak të një klauzole në kontratën e tij.

Por, gazeta italiane Tuttosport raporton se Barcelona do të shiste argjentinasin – nëse kërkon të largohet – për një çmim simbolik prej 100 milionë eurosh.

Ylli argjentinas gjatë ditëve të fundit është lidhur me një kalim te Interi, ndërsa më parë është lidhur me Manchester Cityn.

Megjithatë, vetëm mbrëmë (e enjte), Messi mohoi pretendimet se dëshiron të largohej nga Barcelona.

“Lajme të rreme. Gënjeshtra 1: Messi te Interi – Gënjeshtra 2: Messi dha para për lirimin e Ronaldinhos nga burg”, shkroi fillimisht Messi në Instragram.

Ai pastaj shtoi: “Ajo që ata thanë në lidhje me Neëells Old Boys disa javë më parë është gjithashtu rrenë, faleminderit Zotit askush nuk i besoi ata”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu