Barcelona përjashton transferimin e yllit të madh të Serie A

Barcelona nuk po mendon për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, si alternativë ndaj Julian Alvarez, pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin argjentinasin me klubin katalanas.

Sipas të përditshmes spanjolle Diario Sport, Barcelona nuk është duke ndjekur një lëvizje për Martinez dhe nuk e konsideron atë si opsion alternativ në rast se dështon transferimi i Alvarez.

Raporti thekson gjithashtu se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë pasur asnjë kontakt me agjentin e Lautaro Martinezit gjatë kësaj vere.

Në të njëjtën kohë, Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për përforcimin e repartit ofensiv.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas vazhdon të jetë i vendosur për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe për të kaluar në “Camp Nou”.

Barcelona është e gatshme të intensifikojë përpjekjet për transferimin e tij, por vetëm nëse Alvarez bën një hap të mëtejshëm dhe shpreh publikisht dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madridi.

Megjithatë, katalanasit nuk po e përjashtojnë mundësinë e një “Plan B” për repartin e sulmit.

Kjo lidhet edhe me situatën e Ferran Torresit, i cili raportohet se është pranë transferimit te Paris Saint-Germain.

Kështu, për momentin, Alvarez mbetet prioriteti absolut i Barcelonës, ndërsa Lautaro Martinez nuk është pjesë e planeve të klubit për këtë afat kalimtar. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu