Bariu nga Shqipëria: Më mbajnë peng në Toplicë të Gostivarit

Por pavarësisht përpjekjeve në katër vite në Toplicë të Gostivarit, jo vetëm që nuk ka marrë pagesën por dhe shpresat i ka të pakta.

“Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.

Në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit.

U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”.

Ora News, ka udhëtuar drejt fshatit, ndërsa familjarët e tij konfirmojnë humbjen e kontakteve, dhe historinë e Xhevahir Hoxhës.

“Ka katër muaj që ka ikur që të marrë lekët tani e mban peng.”

Vëllai i tij thotë se nuk e ka bërë ende denoncimin në polici, ndërsa shprehet se nuk di si të zgjidhë këtë situatë.

“Nuk di çfarë të bëj. Ka ikur në janar, tani është muaji i pestë, katër muaj. Nuk kemi komunikuar fare.”

Ora News arriti që të gjente kontaktin e pronarit të fermës ku punon Xhevahir Hoxha, por ai nuk u përgjigj në telefon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu