Basha: Ja kush është në të vërtetë vajza që përloti Parlamentin

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca përmbyllëse me parlamentin rural ku përfaqësues të ndryshëm të strukturave shtetërore por edhe të organizatave lokale kanë paraqitur përmes fjalimeve problematikat me të cilat përballen zonat rurale shqiptare.

I veçantë dhe plot emocion ka qenë fjalimi i Rigerta Lokut nga Mirdita, e cila me lot në sy ka treguar vuajtje e jetesës në fshat duke prekur edhe deputetët.

Por pas kësaj një denoncim ka ardhur në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku thuhet se kjo vajzë është e angazhuar me pare me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tani po përdoret nga Rama.

Postimi i plotë në llogarinë e zotit Basha në “Facebook”:
Pa koment:

“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.” /ableu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu