Basha kërcënon hapur Ramën: Vendin pas zgjedhjeve e ke në burg

Kryedemokrati Lulzm Basha ka reaguar pas vendimit për ndryshimin e Kushtetutës, teksa ia bën të qartë Ramës se e ka vendin në burg.

Basha shton se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, dhe jo lojën e Ramës dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve.

Reagimi i Lulzim Basha:

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.

Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt:

Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu