Bashkim Murtezi: Dështuan gjitha tentimet për ta dobësuar Alternativën!

Sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, nga Tearca, ku kjo parti po mban tubim me qytetarët, tha se pas daljes së tyre nga qeveria, ishin të shumta sulmet drejtuar kësaj partie, duke filluar nga individë brenda partisë, nga BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët, ndërsa sipas tij, të gjitha këto sulme kishin një qëllim, dobësimin e Alternativës.

“Mirëpo vizioni i kryetarit tonë, Afrim Gashi ishte me dashuri dhe qetësi. Ne si sekretar organizativ dhe sekretari i përgjithshëm në disa raste kishim tendenca të marrim disa hapa më radikal, t’i përgjigjemi atyre strukturave me fjalorin e tyre. Por gjithmonë i urti Afrim Gashi, thonte me dashuri dhe qetësi”, deklaroi Murtezi, duke shtuar se koha ka dëshmuar se ai ka patur të drejtë.

Murtezi tha se struktura e partisë dëshmoi se nuk ka forcë e cila mund ta dëmtoj strukturën e Alternativës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu