Bashkimi Demokratik për Integrim: Pension për çdo grua

Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi se në mandatin e ardhshëm të qeverisjes do të sigurojnë pension social për gjithë gratë që nuk e plotësojnë të drejtën për pensionin e punës, transmeton Portalb.mk.

“Ato e kanë merituar pensionin e tyre dhe ne duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të kompensojmë përpjekjet e tyre gjatë gjithë jetës”, deklaroi Naser Ziberi, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër.

Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi se ky plan do të realizohet në 100 ditët e para të qeverisjes, për gjithë gratë që nuk kanë punuar zyrtarisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu