Bashkimi Demokratik për Integrim tregon si do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi pas mbledhjes së kryesisë qendrore theksoi se kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 12 prillit.

“BDI është partia më e madhe politike shqiptare dhe në këto zgjedhje do të shkojmë të vetëm, pa koalicionime, as me parti maqedonase, as edhe me parti shqiptare”, theksoi Grubi.

Ai tha përkundrazi i bën thirrje partive shqiptare të opozitës që të bashkohen, të mos humben vota shqiptare dhe numrat e deputetëve potencial shqiptarë.

“Në çdo rast, Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë ajo që do të fitojë zgjedhjet dhe vlerësojë se do të përfaqësojmë shqiptarët ashtu si i kemi përfaqësuar gjatë 17 viteve të kaluara, në mënyrën më të dinjitetshme”, theksoi Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu