Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata për çështje të ndryshme pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Kërkesa jonë e vetme nga Bashkimi Evropian është që ndaj nesh të nënshtrohen të njëjtat procese dhe praktika ashtu si me vendet e tjera, anëtarësia e të cilave është pranuar“, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Në deklaratë ai tha gjithashtu: “Demokracia e Turqisë, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, përpjekjet për çështje të tilla si siguria dhe stabiliteti në ekonomi para së gjithash synojnë të rrisin të drejtat e qytetarëve të saj, lirinë dhe nivelin e mirëqenies. Nëse këtë proces e realizojmë me Bashkimin Evropian, ne do të ishim shumë më të kënaqur, përndryshe ne sigurisht që do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e dobishme dhe për të mirën e qytetarëve tanë.”
Në lidhje me hapat qe do të hidhen për të zhvilluar marrëdhëniet me Ukrainën, Erdogan tha se beson që kjo është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Kurse për çështjen e Libisë, kreu i shtetit turk tha: “Ne përvetësojmë paqen dhe mirëqenien e Libisë, me të cilën kemi marrëdhënie të lashta 500-vjeçare, njësoj si për mbijetesën tonë“- tha ai.









