Baton Haxhiu u drejtohet qeverive në Gjermani dhe asaj në Kosovë pasi Berlini u deklarua për “kornizën e re

Drejtori i mediumit Albanian Post, që ka publikuar dokumentin kornizë për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi pasi që publikimi i tij është demantuar sot nga Qeveria e Gjermanisë nëpërmjet.

Haxhiu ka pyetur qeverinë gjermane, nëse demanti vlen edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vu֛çiq, i cili ka deklaruar se përmbajtja e marrëveshjes së publikuar është dsiktuar me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Demanti juaj vlen vetëm për publikimin e Albanian Post apo edhe për ato që deklaroi dje Presidenti serb Aleksandër Vuçiç?. Lexojeni me kujdes deklaratën e tij, theksin te katër faqe, te përmbajtja etj. Demanti nuk është i plotë, nëse nuk demantohet edhe fjala e Vuçiç-it. Ai tha edhe se e ka diskutuar me Lajçak-un këtë dokument, kur do të mohohet edhe kjo bisedë? Më tregoni, kur do ta bëni këtë demant, sepse përndryshe fjalët tuaja revolucionare (shpikje, qëllime të paqarta etj) më lënë të besoj që deklaratat tuaja i shkruan dikush nga zyra e Vetëvendosjes”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkaq, qeverisë së Kosovës, Haxhiu i ka drejtuar një pyetje tjetër.

“Ambasada dhe qeveria jonë le të na tregojnë kush është diplomati gjerman, i afërt me procesin, që, disa javë më parë, ka takuar ekipin kosovar të negociatave dhe i ka pyetur, çfarë mund të jetë e pranueshme për Kosovën, nëse BE përfundimisht nuk mund ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën? Pastaj, le të tregojnë, nëse është e vërtetë, që nga pala kosovare është thënë që kjo do të ishte e pranueshme vetëm nëse në pako përfshihet edhe njohja nga Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Miku im, Sadri Ramabaja, gjatë debatit në T7, e përmendi një diplomat gjerman që merret me këso letra. Nuk e di nëse është i njëjti, por e di që qeveria jonë dhe ambasada gjermane dinë më shumë se Sadriu”, ka shkruar tutje ai.

Sot, nga Qeveria Gjermane kanë thënë se kanë përcjellë raportimet në media për një dokument të tillë për të cilin është supozuar se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Lajcak tek kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, por potencojnë se një letër e tillë s’vjen as nga Gjermania, as nga Franca e as nga Miroslav Lajçak.

“Ne kemi vërejtur raportimet në mediat shqipe rreth të të ashtuquajturës rrjedhje të një dokumenti katër faqesh që supozohet se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Përfaqësuesi Special Lajçak tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq. Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruajnë raportimet nuk vjen nga Franca, Gjermania apo Përfaqësuesi Special. Ne s’kemi informacione kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane për gazetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu