BDI dhe ASh në zgjedhje të brendshme, zgjedhin kryetarë të degëve partiake

Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar. Zgjedhjet do të mbahen për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kreu integrist Ahmeti në selinë e BDI do të mbajë konferencë për shtyp në Tetovë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore.

Nga ana tjetër, edhe Aleanca për Shqiptarët sot dhe nesër do të zgjedhë kryetarët e degëve në mbarë vendin.

Nga kjo parti njoftojnë se këtë fundjavë mbahen kuvendet e degëve në të cilat kuvendarët do të votojnë për kandidatët të cilët janë përzgjedhur nga konkursi i fundit. Komisioni pas intervistës me kandidatët dhe shqyrtimit të programit të tyre, përzgjedh njërin nga kandidatët të cilin ia përcjellë kuvendit të degës të cilët me votë shprehen për të njëjtin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu