Dikur, BDI mbushte salla, sheshe e palestra sportive. Mbështetja qytetare ishte e dukshme dhe tubimet e saj konsideroheshin ngjarje politike me pjesëmarrje masive.
Sot, pamjet tregojnë një realitet krejt tjetër. Në shumë aktivitete të BDI-së, më shumë shihen tavolina e karrige sesa qytetarë. Entuziazmi i dikurshëm është zëvendësuar me indiferencë, ndërsa mbështetja popullore po zbehet dita-ditës.
Pas më shumë se dy dekadash në pushtet, qytetarët po kërkojnë përgjegjësi për premtimet e pambajtura, skandalet dhe mungesën e rezultateve konkrete. Përpjekjet për rikthim në skenë po hasin në jehonë gjithnjë e më të vogël.
Fotografitë flasin më shumë se çdo deklaratë politike: nga turmat e dikurshme te tubimet modeste të sotme. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a po shkon BDI drejt një rënieje të pakthyeshme politike?










