BDI: Gjuha zyrtare shqipe, përdorimi i pakufizuar i simboleve, marrëveshja e Ohrit ruan kursin properëndimor të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët e vendit me rastin e 21-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, akti ligjor që vendosi vlerat e vërteta të demokracisë në vend dhe hapi rrugën për vazhdimësinë, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, thonë nga BDI në një njoftim partiak, transmeton InfoShqip.

Si subjekt politik që nga formimi i saj, BDI ka prioritet parësor zbatimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së saj dhe sot mund të konstatojmë se misioni dhe synimi progresiv është përmbushur plotësisht përmes vendosjes së vlerave të barazisë, demokracisë konsensuale, sociale, kohezioni dhe forcimi i bashkëjetesës paqësore.

Realiteti pas vitit 2001 flet me fakte për progresin e dukshëm, për përfaqësimin e drejtë në institucionet e shtetit, për gjuhën zyrtare shqipe, për përdorimin e papenguar të simboleve kombëtare, për universitetet e hapura në gjuhën shqipe dhe për të gjithat të drejtat që ishin mohuar diku para vitit 2001.

Në frymën e Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, ne arritëm të ruanim kursin properëndimor të vendit, u bëmë pjesë e NATO-s dhe arritëm të fillojmë procesin e negociatave integruese me Bashkimin Evropian. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit janë të të gjithë qytetarëve, sepse ai moment historik e shpëtoi vendin nga ideologjitë e shkatërrimit dhe urrejtjes, vendosi drejtësinë që i mungonte vendit dhe shënoi triumfin e kauzës së vërtetë të barazisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu