BDI-ja mbylli festën për 20 vjetorin, Ahmeti i kënaqur me të arriturat, “e ardhmja është e blertë”

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmbylli shënimin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj, partie më një organizim në parkun e Çairit.

“Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra dhe mijëra qytetarë në sheshin e Shkupit dhe Tetovës. Dhe atë me arsye të fortë dhe të shëndoshë, sepse kanë për çfarë të gëzohen dhe të festojnë. Të gjitha bashkërisht i gëzohen në radhë të parë paqes, pajtimit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë dhe drejtësisë, demokracisë kondensuale, integrimit të brendshëm rajonal dhe atij euro amerikan, si dhe të ardhmes, agjendës së blertë. E ardhmja është para nesh, e ardhmja është e blertë. Pas realizimit të barazisë dhe integrimit, jo rastësisht përqafuam agjendën e blertë. Agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike., sepse nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastër.”, deklaroi Ali Ahmeti- kryetar i BDI-së

Por, qytetarët që anketuam gjatë këtyre ditëve shprehen më modest sa u përket arritjeve të këtyre viteve nga BDI. Të tjerë vlerësonin se shuma e dhënë për këto organizim ishte luks i tepruar në këtë kohë të krizës ekonomike

Ne për çdo dit kemi raste të funksionarëve që jetojnë në një realitet të Markesit, realitet të paqenë, edhe ky kremtim tre ditë që zgjat është vetëm vazhdimësi e mënyrës së çdo ditshme të azdisur të sjelljes së politikanëve me paratë tona… u shpreh një qytetar.

“Një pjesë kanë marrë nga e shtrembëta dhe nuk mund ta vendosësh në binarë. Çka mban mend për këto 20 vjet. Unë i kam 81 vjet, për këto 20 vjet në përgjithësi ndoshta nuk ka ecur krejt siç duhet, por ka lëviz”, tha një qytetar.

Fukarallëk i madh, ne nuk mund tja çesim ne me dy tre pujnë nuk mund tja pësim, Vallahi Bilahi marrim hua prej dikujt që është më i fortë. As dru nuk kemi marrë, rrymën nuk mund ta paguajmë hiç, një muaj e poaguajm një na ndalojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu