BDI në panik, frikësohet t’i shpall zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë?

Pasi këshilli komunal i Tetovës muaj më parë mbeti pa shumicën e nevojshme, për shkakë që dy këshilltarët “Më mirë për Tetovën”, nuk votuan tani më topi për funksionimin e këshillit është tek qeveria.

Sipas rregullores, kreu i Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar ministrin e vetqeverisjes lokale ndërsa ajo e fundit obligohet që kërkesën e komunës t’ja dorëzoj qeverisë.

Edhe pse kanë kaluar gati 2 muaj e gjysëm, qeveria ende nuk po merr vendim për këshillin për të zgjidhur ngërçin edhe pse janë shkelur gjitha afater ligjore.

Siç mësohet, BDI po mban pezull brends në qeveri, duke u frikësuar rezultatit zgjedhor në këshillin e Tetovës.

‌Ende nuk dihet se kur do të sillet vendimi për zgjedhjet, edhe pse qeveria ka shkelur gjitha afatet e mundshme ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu