BDI nuk dëgjon Kasamin, do të festojë në Tetovë, Ahmeti: Kam oferta për të mbajtur koncerte edhe për një vit

Më lejoni që nga këtu t’iu bëj një ftesë miqësore BDI-së, që të mos shkoj me mend e Artan Grubit dhe me 4 të këtij muaji të festojë në Tetovë, pas gjithë asaj që i ndodhi Tetovës dhe tetovarëve në këto 3 ditë tragjedie. Prandaj të reflektojnë dhe të mos provokojnë tetovarët ashtu siç i provokoj shumë keq në një ndeshje futbolli kur krijoi një konflikt të hapur mes Shkupit dhe Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Edhe përkundër këtij apeli të Bilall Kasami, BDI sot do ta vazhdojë festën e 20 vjetorit në sheshin Iliria të Teovës. Ndërkohë edhe ASH ka kritikuar festën e BDI-së.

Ata edhe mund të festojnë, edhe të bëjnë dasma. Por, kjo është ajo dëshmi se fare pak ose aspak nuk mbajnë llogari për jetën e qytetarëve, por prioritet mbi prioritetet e tyre është interesi individual dhe interesi partiak”, tha Elmi Aziri, ASh.

Në opinionin përflitet se harxhimet e BDI-së për këto festime kushtojnë rreth 100 mijë euro, e se kush i ka mbuluar ato, tregoi vet lideri i partisë Ali Ahmeti.

Le ta dinë ata që mërziten , janë më dhjetëra e dhjetëra njerëz të bizneseve që më kanë ofruar vullnetarisht mua që mbulojnë si donator sepse edhe ata e ndjejnë festën edhe ata e ndjejnë se kanë arritur të përparojnë të kenë sukses pa i rënë kush në qafë. Kështu që i gjithë ky solidaritet jo vetëm dy koncerte, por aq oferta kam, nga zemra që burojnë prej njerëzve sa 1 vjet koncerte të bëj BDI”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti përfundoi se në vend që opozita ta urojë BDI-në dhe Ahmetin për 20 vjetorin ata e akuzojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu