BDI punët pisk, Ahmeti detyrohet të gjunjëzohet para Kurto Dudushit

Për herë të parë që nga themelimi, BDI-ja po bën koalicione me parti të ndryshme para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Bashkimi i opozitës shqiptare në koalicionin VLEN dhe sondazhet që tregojnë fitoren e tyre të padiskutueshme, kanë rritur panikun në Reçicë të Vogël.

Për këtë shkak, BDI-ja është detyruar të bëjë lëvizje të panatyrshme, duke u bashkuar me lloj lloj parti të vogla duke tentuar ta zbus humbjen më 8 maj.

Kreu i kësaj partie Ali Ahmeti u detyrua që ta lusë për koalicion Kurto Dudushin, përfaqësues i romëve të Shutkës, i përfshirë në shumë skandale si kryetar komune.

Më herët, Ahmeti u bashkua edhe me parti të tjera të vogla, por duket se këto koalicione nuk e kanë ndihmuar gjendjen e BDI-së në anketa, duke e detyaruar Ali Ahmetin që t’i gjunjëzohet edhe Kurto Dudushit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu