BDI replikon, nuk do të votojë për ministrat e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të mbështesin propozimet për ministra në qeverinë teknike që do të jenë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Ky vendim i BDI-së vjen pasi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski paraprakisht theksoi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për kryeministër teknik.

Dhe në interes të një atmosfere të mirë dhe procesit demokratik partia do të përmbahet nga votimi.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në një deklaratë për media tha se pozitat që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DPMNE-së ta votojë atë qeveri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu