BE-ja do të çelë katër kapituj të ri për anëtarësim Serbisë, pas dy vitesh

Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së janë pajtuar që Serbia me 14 dhjetor në Konferencën Ndërqeveritare me Bashkimin Europian të hapin cluster 4 ku përfshihen katër kapitujt e procesit të anëtarësimit.

Sipas mediave serbe pro qeveritare që me ngazëllim kanë raportuar si ekskluziv lajmin për këtë arritje të pajtueshmërisë që Serbisë t’i mundësohet hapja e cluster 4 javën e ardhshme që është arritur në kuadër të grupit punues të Këshillit të BE-së për zgjerim (COELA), do të njoftohet zyrtarisht në takimin e ambasadorëve të BE.

Në kuadër të grumbullit 4 të kapitujve do të hapen negociata për politikat e transportit, energjetike, rrjeteve trans-europiane dhe kapitulli për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Sipas mediave pro regjimit të Vucic është planifikuar që në konferencën ndërqeveritare mes BE dhe Serbisë që është caktuar që të mbahet me 14 dhjetor në Bruksel, pjesëmarrës do të jenë kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe ministrja për integrime europiane Joksimovic.

Hapja e kapitujve të ri vjen pas më shumë se dy vitesh për Serbinë dhe pas shumë kritikash për kthim prapa në demokraci nga Komisioni Europian. Jo shumë kohë më parë ishte ndërmjetësuar nga një delegacion i Parlamentit Europian mes pozitës dhe opozitës serbe rreth reformave zgjedhore dhe pjesëmarrjes së opozitës serbe në zgjedhjet e prillit vitin e ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu