BE-ja e ndihmon Serbinë edhe me 93 milionë euro, për t’u përballur me koronavirusin

Komisioni Europian do ta ndihmojë Serbinë edhe më 93 milionë euro, gjatë përballjes me koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim i BE’së, Oliver Varhelyi, sot përmes një postimi në Tëitter.

“Bisedova sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në ludtën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerim i BE’së.

Këto ndihma do të ndahen në dy faza, 15 milionë euro përkrahje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë.

Si dhe, 78.4 milionë euro përkrahje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu