BE-ja i përgjigjet ashpër ministres serbe pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper duke iu adresuar gazetarëve në Bruksel.

Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, shtoi Hipper.

Paunoviq deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” – deklaratë që nxiti reagime dhe dënime edhe në Kosovë.


1 Koment

  1. Izraelitët kanë të drejtë ta shembin xhaminë Al Aksa të ndërtuar në vitin 691 mbas Krishtit mbi Tempullin hisitorik të Solomonit të ndërtuuar nga djali i Mbretit David-(themelusit të Izraelit)_ në vitin 957 para Krshtit. Në kohn kur u ndërtua Xhamia Al Aksa tempulli historik i Solomonit kishte 1645 vjet jetë. Jeruzalemi u poushtua nga kaliifi mysliman në vitin 638 pas Krishtit-6 vjet pas vdekjes së Muhamedit. Nga viti 638 pas Krishtit dhe deri në vitin 1948 janë 1310 vjet genocid hisitorik, që çoi në dëbimin e Izuraelit dhe djegjen e 6000 000 çifutëve në furrat me gaz. E parë në këndvështrimin historik tragjedia e Izraelit e filluar në 634 pas krishtit me pushtimin eIzraelit dhe më pas në 638 pas Kkrishtit me pushtimine Jeruzaëlemit-përëbën një nga tragjeditë më të mëdha të botës: Mundësia e vendosjes së paqes në lindjen e mesme kalon përmes rikthimit të tragjedisë aty ,ku ka nisur: Pra xhamija Al Aksa duhet të shkatërrohet dhe të rindërtohet Temoulli historik i Solomomit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu