BE: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri pro-evropiane

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilçik është shprehur se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike. Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkroi Biliçik në Twitter.

Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu