BE ndan 900 milion euro ndihmë humanitare për 2020-tën, ja ku shkojnë

Komisioni Evropian ka miratuar një buxhet fillestar për ndihmë humanitare në vitin 2020 prej 900 milion euro. Bashkimi Evropian është donatori kryesor në botë i ndihmave humanitare dhe ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende.

Nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, BE do të ndajë 400 milion euro për programet në Afrikë.

Ndihma posaçërisht ka të bëjë me të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria në Afrikën Qendrore dhe të zhvendosurit nga Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi.

Për Lindjen e Mesme, BE do të ndajë 345 milion euro nga buxheti humanitar për të zgjidhur krizat në Siri dhe Jemen.

Unioni ka caktuar 111 milion euro për të vazhduar ofrimin e ndihmës dhe për të prekurit në krizën e Venezuelës. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu