Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përsëritur të martën se shteti i tij ka plotësuar kriteret për fillim të negociatave për anëtarësim dhe se i mbetet të vendosë hapi i ardhshëm.
“Unë e kam thënë, kjo është punë e BE’së. Kur të vendosin të vazhdojmë atë proces, të lajmërohen. Ne ndërkohë po vazhdojmë me europianizimin këtu” ju tha Zaev gazetarëve.
Ai kështu u përgjigj kur ju kërkuar të komentoj deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev që ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka shkelje sistematike të të drejtave qytetarëve me prejardhje bullgare dhe se Shkupi po plotëson kriteret vetëm për fillimin e negociatave me BE.
Zaev shtoi se nuk do të bëjë replikë me Radev përmes mediave por theksoi se “gjithë bota ka lëvduar për mënyrën e realizimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë” në Maqedoninë e Veriut.









