BE thirrje institucioneve shqiptare: Gjykata Kushtetuese sa më shpejt

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje. Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian,

Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zonja Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu