Befasi në Angli nga mikpritja kosovare, në Prishtinë, thirrja “Zot, ruaje Mbretëreshën”

Tifozët e Kosovës kanë befasuar anglezët me gjestet e tyre mikpritëse ndaj ekipit të tyre të kombëtares. Pavarësisht golave të përsëritura që pasuan një humbje për Kosovën me rezultat 4-0, tifozët në “Fadil Vokrri” u panë duke mbajtur flamurin anglez dhe pankartat ku shkruhej “Zot, ruaje Mbretëreshën”.

Kjo bëri që edhe mediat britanike të shkruajnë për “kiminë” mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, ku gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2020, tifozët e Kosovës mbanin në duar flamurin e Anglisë si shenjë respekti.

“Welcome & Respect” ishte një tjetër afishe e vendosur pothuajse në të gjitha lokalet me emër në Prishtinë.

Përshtypjet më të mira i morën qytetarët anglezë që kishin ardhur në Prishtinë për të ndjekur kombëtaren e tyre. Disa prej tyre thanë për Daily Mail se asnjëherë nuk u kishte ndodhur që të priteshin në këtë mënyrë nga tifozët kundërshtarë.

Sigurisht, për fund Daily Mail kujton ndikimin që pati Britania e Madhe në çlirimin e Kosovës në vitet 98-99, dhe përkrahja për shtetësinë e saj në momente kritike. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu