Begaj nuk takoi kreun e LDK-së, ja çka ndodhi?

Në axhendën e dërguar nga zyra e shtypit të presidentit shqiptar Bajram Begajt, veç takimit me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, ishin parashikuar edhe takimet me krerët e partive opozitare.

Sipas axhendës në orën 09:35 të të datës 16 gusht Begaj duhet të takohej me kryetarin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Por, burime për Ora News në Kosovë saktësuan se kreu i LDK-së Abdixhiku ka refuzuar takimin me Begajn, dhe arsyeja është vendi i takimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigjie për Klan Kosovën, shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Siç thotë LDK, këtë refuzim të Begajt, nuk e kuptojnë, anise shprehin habinë e tyre për siç potencojnë qasje të pazakontë të tij.

”Për dallim nga krerët institucionalë paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj. Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë. Me respekt”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu