Lëvizja BESA, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në Hasanbeg me listë të përbashkët në Komunën e Gazibabës.
Në deklaratë të përbashkët për media, përfaqësuesit e tre partive shqiptare, thonë se këtë vendim e kanë marrë në interes të qytetarëve shqiptarë që banojnë në këtë komunë.
ALI SADIKU, LISTA E PARTIVE SHQIPTARE GAZIBABË
“Duke riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të përbashkëta të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Gazibanës, të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e votës së përbashkët si dhe ruajtjen e votës shqiptare si dhe rritjen e numrit më të madh të këshilltarëve në Këshillin komunal, që do të përkushtohemi dhe mbrojmë ruajtjen e interesit të përgjithshëm të qytetarëve shqiptar në Komunën e Gazibabës, duke parë arsyen dhe pasur nevojën e domosdoshme biem dakord për të dalë në zgjedhjet lokale me një listë të përbashkët.Iniciatorë të garimit të përbashkët është bashkësia lokale e Këshillit vendor të Hasanbegut, të cilët po ashtu kanë nënshkruar deklaratën për bashkëpunim.
“Nënshkrues të deklaratës, kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Komunën e Gazibabës, Fatmir Shaqiri, kryetar i degës së BDI-së në Komunën e Gazibabës Ali Sadiku, kryetar i degës së Aleancës për shqiptarët në Komunënn e Gazibabës Shefik Ukiqi, këshilli inicues organiozativ për listë të përbashkët bashkësia Lokale Alija Avdovic Hasanbeg, Sejdi Murtezani kryetar, Zurat Murtezani sekretar, Demir Islami – këshilltar, 07.09.2017 Shkup – Hasanbeg”.
PDSH ende nuk i janë përgjigjur nismës për listë të përbashkët të këshilltarëve, njofton Shenja.
Por, me listë të përbashkët në zgjedhjet lokale, shqiptarët në Komunën e Gazibabës, do të kenë mundësi të përfaqësohen me më tepër këshilltarë në këshillin komunal. /albeu.com/










