Qeveria në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka miratuar informatën për aplikimin e kontrolleve të përbashkëta të organeve përgjegjëse doganore të Maqedonisë dhe Serbisë në vendkalimet Tabanoc – Preshevë dhe Pelincë- Prohor Pçinski.
Kjo masë është si pjesë e planit aksional për krijimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik në Ballkanin Perëndimor, që ishte miratuar në Samitin e Trstit në vitin 2017.
Me këtë plan parashihet lehtësimi i tregtisë së lirë të mallrave dhe përmirësimin e menaxhimit kufitar, kontrolle kufitare vetëm një herë (One Stop Shop) dhe jo të dyfishtë. (INA)











