Behgjet Pacolli bëhet me hapësirë personale në Aeroportin e Prishtinës, për aeroplanin e tij privat

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR’së) dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal në Aeroportin e Prishtinës për aeroplanin e tij privat

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Naim Murseli, me anë të një shkrimi në Facebook.

“Në Aeroportin e Prishtinës, z. Behgjet Pacolli tani posedon edhe hangarin e tij personal për aeroplanin e tij privat “N604BA”, ka shkruar Murseli në rrjetin social Facebook.

Ndryshe Pacolli këtë aeroplan e ka tash e disa vite, ndërsa kur mbante postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, ai udhëtonte nëpër vende të tjera me këtë aeroplan.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu