Behrami pas vizitave mjekësore: Po stërvitem me Genoan, rikthimi këtu do të jetë i shkëlqyeshëm

Valon Behrami po stërvit me Genoan dhe pritet të ketë disa teste mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën e tij me klubin.

34 vjeçari shqiptar është lojtar i lirë pasi e mbylli kontratën e tij me FC Sion në tetor.

Ai tashmë ka filluar të stërvitë me ekipin dhe është ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Udinese, Davide Nicolan, i cili sapo mori detyrën javën e kaluar.

Valon Behrami pas testeve mjekësore

“Fillova këtu, kështu që kthimi në Genova do të ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Behrami për Sky Sport Italia.

Në të vërtetë klubi i tij i parë jashtë Zvicrës ishte Genoa në vitin 2003.

Ai pastaj ka luajtur për klube si Hellas Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Watford, Hamburg dhe Udinese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu