Bejl: Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur

Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur ndërsa liderët politik javën e ardhshëm duhet të marrin vendim për datën e zgjedhjeve, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve sot në Ohër ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli.

“Nuk mendoj se ka ngecur Marrëveshja e Përzhinës. Ne më 20 korrik kishim bisedime se si gjërat të shkojnë përpara. Liderët politike u dakorduan që javën e ardhshme të marrin vendim për datën e zgjedhjeve, kështu që vlerësoj se procesi nuk ka ngecur”- deklaroi Bejli.

Ambasadori Bejli në Ohër po merr pjesë në Forumin e sigurisë që e organizon Qendra Marshal.

“Aleanca nuk është vetëm strukturë mbrtojëse, por komunitet i shteteve që promovojnë vlera të demokracisë, sundim të së drejtës dhe liri. Kjo është pjesë kyçe e Aleancës, e vendosur në paragrafin e parë të vet organizatës” shtoi Bejli./portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu