Bejli: SHBA dhe BE po punojnë për t’u përmbushur marrëveshja para zgjedhjeve

SHBA-ja së bashku me Bashkimin Evropian janë duke punuar në plotësimin të asaj që partitë politike ranë dakord në korrik, dhe e plotësuan në gusht. Ne jemi duke punuar në atë për të siguruar se marrëveshja do të përmbushet përpara zgjedhjeve, theksoi ambasadori amerikan Jess Bailey në ceremoninë e Shtipit që shënoi ardhjen e grupit të ri të 50 vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

“Së bashku me Bashkimin Evropian jemi duke punuar në marrëveshjen nga 20 korriku dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar se ajo do të përmbushet. Politikanët më 31 gusht u pajtuan se do të ketë zgjedhje dhe është e rëndësishme për të punuar në këtë drejtim. Por në fund të ditës, ky është vendim i liderëve tuaj, liderët politikë dhe qytetarët do të vendosin se si do t’i zgjidhin këto gjëra. Ka ende çështje të hapura për të cilat duhet të vendosni”, u përgjigj Bailey.

Për takimet e vazhdueshme me politikanë, bisedime me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe iniciativave të caktuara, ambasadori Bailey nuk iu përgjigj me saktësi, por tha se njerëzit nga ambasada takime të tilla mbajnë çdo ditë./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu