Bejta akuzë të rëndë ndaj Arben Taravarit: Ke dashur të vrasësh Ziadin Selën

“Arben Taravari ka dashur ta vrasë Ziadin Selën”, kjo ishte akuza e sotme e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, me rastin e 100 ditëshit të parë të udhëheqësisë së re të komunës.

Këto akuza, Bejta i ndërlidh, që sipas tij, Taravari, gjatë kohës që ka qenë ministër i Shëndetësisë ka bashkëpunuar me persona të afërt me ish deputetin Kërsto Mukoski, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të hapjes së dyerve të Kuvendit në natën e përgjakshme të 27 prillit.

“Duhet ta dijë opinioni se më 14.09.2017, ndërmarrjes Via Vevçani nga Struga Arben Taravari i ka lëshuar 22 milion e 832 mijë denarë apo mbi 370 mijë euro. Kjo firmë është në emër të Gjoko Ugrinovskit, i cili është person i afërt i deputetit Kërsto Mukoski të VMRO-DPMNE-së i cili deputet i hapi dyert e parlamentit për ta rrahur deri në vdekje Ziadin Selën, kryetarin e Taravarit dhe sot ky deputet ndodhet në burg. E tash del në sipërfaqe se kush dëshironte ta vret Ziadin Selën, ai i cili bashkëpunoi si ministër me strukturat e VMRO-së, me vrasësit e Ziadin Selës. Vrasës del të jetë Taravari, për shkak se ai ka plane të veta në partinë Aleanca për Shqiptarët”, tha Bejta. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu