Bekim Sali: As që planifikoj të jap dorëheqje

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali nuk do të tërhiqet nga pozita e ministrit e as që do të vijë ndonjë kuadër nga LSDM.

“Unë ushtroj këtë detyrë që nga Janari i këtij viti. Fillimisht më duhet të them se për këtë periudhë kohore ne si Ministri dhe ekipi im mban vulën e një sërë projektesh të cilat siç duket po krijojnë shqetësime në qarqe të caktuara. Master Plani për Shëndetësi 2022-2030, Lista pozitive e barnave, Qendra e re Klinike, investimet në pajisje dhe në Spitalet ne nivel nacional dhe e fundit transparenca gjatë rastit “Zhan Mitrev” dhe vendoshmëria ima për ta zbardhur këtë rast, po ua “prish llogarinë” dikujt. Secili projek pret finalizim dhe nuk ka aryseje për t’u tërhjek nga këto projeke. Sidoqoftë, unë nuk heq dorë nga parimet e mia dhe qëllimi për të çuar këto procese deri në fund, sado që kjo i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt” – deklaroi Bekim Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu