Bekim Sali: Ka pasur shumë parregullsi dhe kërcënime ndaj votuesve

Bekim Sali në emisionin 200 tha se fotografitë flasin për punën e Visar Ganiu që e ka bërë ai këto katër vitet e fundit, shkruan InfoShqip.

“Ne jo rastësisht ne nuk merreshim me fushatë të zezë, por ne kur kemi kaluar në ato rrugë kemi qenë të detyruar të fotografohemi dhe ta shfaqim ato pamje të shëmtuar. Dita e zgjedhjeve, me vet faktin se votuesit janë dërguar në mënyrë të organizuar flet për indikacione për një organizim masiv të banorëve të Çairit, unë dyshoj se aty ka qenë vullnetit i organizuar, dhe dihet se çfarë mund të qëndrojë pas transportit të organizuar”, tha Bekim Sali.

Sali tha se kanë pasur shumë vërejtje për presione me lista korridoreve të shkollave, institucionet në momentin kur kanë reaguar ndoshta janë larguar aktivistët partiak, por në momentin kur ata janë larguar sërish aktivistët janë kthyer përsëri.

“Dita e diell neve na ka shkuar duke agjitu drejt institucioneve dhe institucionet që merren me monitorim, gjithçka është evidentuar ku ka pasur agjitmi, ka pasur edhe kërcënime, nuk keni dalë në votime, patjetër të dilni”, u shpreh Bekim Sali./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu