Bekim Sali: Me 109 vendimet forcojmë kapacitetet e Spitalit klinik të Tetovës

Në Amfiteatrin e Spitalit klinik të Tetovës sot janë ndarë 109 vendime për punësim për të punësuarit në këtë institucion shëndetësor.

Në ceremoninë e ndarjes së vendimeve ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali i cili theksoi se këto vendime paraqesin një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve të Spitalit klinik të Tetovës.

Sipas Salit, procesi vjen pas një sërë sfidash dhe përpjekjesh, ndërsa punësimet synojnë të mbështesin punonjësit shëndetësorë dhe të krijojnë kushte më të mira për funksionimin e institucionit.

“Këto vendime janë dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar kapacitetet e Spitalit klinik të Tetovës, për të mbështetur punonjësit shëndetësor dhe për të krijuar një sistem shëndetësor më efikas dhe më cilësor”, deklaroi Sali.

Ndarja e këtyre vendimeve për punë paraqet një nga masat e ndërmarra për forcimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin klinik të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu